Porti i Durrësit regjistron rritje të mallrave të transportuara me kontejnerë
2024-06-30 10:28:50

Foto nga ATSH

Porti i Durrësit përpunoi ditët e fundit 7 anije tregtare me mallra të ndryshme me kontejnerë.

Sipas Autoritetit Portual Durrës, 713 njësi kontejnerike u shkarkuan vetëm në një mol, duke dëshmuar rritje progresive të mallrave të transportuar me kontejnerë, shkruan “ATSH”.

“Nga viti 2019 volumet e mallrave të transportuar me kontejnerë janë rritur me 26.3%, rritje që vijon edhe gjatë gjysmës së parë të vitit 2024”,- bëri të ditur APD-ja.

Referuar të dhënave zyrtare, vëllimet tregtare në rrugë detare në Komplesin Portual Durrës-Porto Romano gjatë tremujorit të parë të vitit janë rritur me 3% dhe 4% në të dyja portet, përkatësisht në Portin aktual në Durrës janë përpunuar 814.377 tonë mallra dhe në atë të Porto Romanos 791.932 tonë. (Irma)