Xi do të marrë pjesë në takimin e 24-t të Këshillit të Kryetarëve të Vendeve të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait
2024-06-30 15:19:46

Foto nga VCG

Nga data 2 deri më 6 korrik, presidenti kinez Xi Jinping do të marrë pjesë në takimin e 24-t të Këshillit të Kryetarëve të Vendeve të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, që do të mbahet në Astana. Gjithashtu, me ftesa nga presidenti i Republikës së Kazakistanit Kassym-Jomart Tokayev dhe presidenti i Republikës së Taxhikistanit Emomali Rahmon, Xi do të bëjë vizita shtetërore në këto dy vende, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Hua Chunying njoftoi të dielën.