Kina lëshon alarmin e nivelit më të lartë për stuhi shiu
2024-06-30 11:41:31

Foto nga VCG

Kina lëshoi të shtunën një alarm të kuq për stuhi shiu, më i larti në sistemin e paralajmërimit të motit me katër nivele. Po ashtu, u paralajmërua për fatkeqësitë e mundshme gjeologjike që mund të ndodhin në disa rajone të goditura nga reshjet e dendura të shiut, shkruan “Xinhua”.

Disa zona në provincat Anhui, Jiangsu, Hubei, Hunan, Jiangxi dhe Guizhou parashikohet të kenë rrebeshe, me disa rajone që mund të përjetojnë shi të dendur deri në 280 mm brenda 24 orëve, gjatë ditës së sotme, sipas parashikimit të Qendrës Kombëtare Meteorologjike.

Observatori kombëtar lëshoi gjithashtu një alarm blu, niveli më i ulët në sistemin paralajmërues, për motin të keq me bubullima, erë e fortë dhe stuhi breshëri, që pritet të godasë shumë rajone, duke përfshirë Pekinin, Hebein, Mongolinë e Brendshme të Kinës, Hubei, Anhui dhe Jiangsu.

Autoriteti më i lartë meteorologjik i vendit dhe Ministria e Burimeve Natyrore lëshuan së bashku alarme për fatkeqësitë gjeologjike, duke paralajmëruar se do të ketë rrezik të lartë të fatkeqësive gjeologjike në disa rajone në Anhui dhe Hubei të shtunën dhe të dielën, ndërsa pjesë të Zhejiang, Jiangxi, Henan, Hunan dhe Guizhou gjithashtu duhet të ruhen nga fatkeqësitë e mundshme gjeologjike të shkaktuara nga shiu. (Irma)