Bjellorusia zhvendos njësi ushtarake në kufirin me Ukrainën
2024-06-30 12:32:57

Foto nga VCG

Bjellorusia ka zhvendosur njësi shtesë ushtarake në kufirin e saj me Ukrainën, duke përfshirë raketahedhës të shumtë me një rreze veprimi prej 200 kilometrash, deklaroi një zëdhënës i Rojës Kufitare të vendit për mediet vendase, citon “ATSH”.

Veprimi u justifikua me arsyetimin e përgatitjeve të supozuara nga Ukraina për të kryer sabotim.

“Rojet Kufitare kanë rrëzuar një helikopter pa pilot “quadrocopter” në rajonin Mazyr afër kufirit që fluturonte nga Ukraina”,- tha zëdhënësi, duke akuzuar Ukrainën për kryerjen e fluturimeve të rregullta të zbulimit me dronë përgjatë kufirit.

Një raport nga autoritetet bjelloruse bëri të ditur se një depo armësh ishte gjetur në rajonin kufitar. (Irma)