Kina dhe Singapori zotohen të forcojnë bashkëpunimin dypalësh dixhital
2024-06-30 16:09:07

Foto nga VCG

Kina dhe Singapori janë zotuar të thellojnë bashkëpunimin dixhital, siç u theksua nga takimi inaugurues i një mekanizmi dypalësh të dialogut të politikës dixhitale.

Të dy palët ranë dakord ta përdorin mekanizmin si një platformë për të forcuar shkëmbimet dhe bashkëpunimin në sferën dixhitale.

Takimi theksoi rëndësinë e inkurajimit të shkëmbimeve midis pjesëmarrësve nga nivele të ndryshme, duke përfshirë agjencitë qeveritare, kolegjet dhe universitetet, institutet kërkimore dhe ndërmarrjet, sipas një deklarate të publikuar nga Administrata Kombëtare e të Dhënave të Kinës pas takimit, shkruan “Xinhua”.

Të dy palët diskutuan gjithashtu fushat e mundshme për bashkëpunim, duke përfshirë sektorët që mund të lehtësojnë rrjedhën ndërkufitare të të dhënave të ndërmarrjeve, të nxisin industri dhe modele të reja të ekonomisë dixhitale dhe të promovojnë zhvillimin me cilësi të lartë të tregtisë dixhitale. (Irma)