Kina lëshon satelitin e ri të komunikimit dhe transmetimit
2024-06-30 15:25:40

Foto nga CMG

Kina dërgoi një satelit të ri në hapësirë të shtunën nga vendi i lëshimeve hapësinore i Wenchang-ut në provincën Hainan të Kinës Jugore.

Sateliti, "ChinaSat-3A", u transportua nga një version i modifikuar i raketës mbartëse "Marshimi i Madh-7" dhe hyri në orbitën e planifikuar.

Si një satelit komunikimi dhe transmetimi, "ChinaSat-3A" do t'u sigurojë përdoruesve shërbime të transmetimit të zërit, të dhënave, radios dhe televizionit.

Ky shënon misionin e 526-të të raketave mbartëse të serisë "Marshimi i Madh". (Çang Çuo)