Provinca Qinghai e Kinës paraqet ofertat për turistët bullgarë
2024-06-30 10:32:35

Foto nga Xinhua

Një delegacion nga provinca veriperëndimore e Kinës Qinghai prezantoi parqet e saj kombëtare dhe hijeshinë kulturore për qytetarët bullgarë.

Në një konferencë promovimi të mbajtur në Qendrën Kulturore të Kinës në Sofje, audienca shijoi një ekspozitë fotografike, një ekspozitë të produkteve unike vendase, si qëndisja, dhe konsultime të mjekësisë tradicionale kineze, shkruan “Xinhua”.

“Kur flasim për miqësinë, roli i turizmit është veçanërisht i rëndësishëm”,- deklaroi Zahari Zahariev, kryetar i Shoqatës Kombëtare Bullgare për “Një brez, një rrugë”.

Duke iu referuar përvojës personale të udhëtimit, ai tha se lidhjet e drejtpërdrejta të rajoneve kineze me publikun bullgar, me rajonet dhe qytetet bullgare, mund të përmirësojnë më së miri lidhjet bullgaro-kineze.

“Ne shpresojmë shumë që përmes kësaj konference për promovimin e kulturës dhe turizmit, më shumë bullgarë do të njohin dhe duan Qinghain”,- tha Guan Xin, këshilltar kulturor në Ambasadën kineze në Bullgari.

Sipas tij, vizitorët e mundshëm do të jenë në gjendje të përjetojnë peizazhet e mrekullueshme natyrore të Qinghait, folklorin dhe zakonet lokale, zhvillimin social dhe mbrojtjen e mjedisit.

Provinca Qinghai, e cila ndodhet në pllajën Qinghai-Tibet, ka burime të pasura minerale, kulturore dhe turistike. Zona është e njohur për malet Kunlun dhe zonën Sanjiangyuan, nga ku burojnë tre lumenj kryesorë kinezë, Yangtze, Lumi i Verdhë dhe Lancang.

Parku Kombëtar Sanjiangyuan, që mbulon një sipërfaqe totale prej 190.700 km katrorë dhe me një lartësi mesatare mbi 4700 metra, është në ndërtim e sipër në provincë. (Irma)