Gati 77 për qind e përdoruesve të rrjetit në Kinën rurale blejnë online
2024-06-30 12:26:15

Foto nga VCG

Një libër zyrtar blu mbi informacionet më të fundit rreth konsumit në internet të Kinës tregon se 76.7 për qind e përdoruesve kinezë në zonat rurale blejnë online.

Përdoruesit e rrjetit në zonat rurale preferojnë të blejnë në platformat e videove të shkurtra. Përqindja e tyre është 1.2 pikë më e lartë në zonat rurale krahasuar me zonat urbane, sipas librit blu të publikuar nga Qendra e Informacionit të Rrjetit të Internetit të Kinës, një organizatë në varësi të Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit, shkruan “Xinhua”.

Sipas librit blu, mbi 900 milionë njerëz në Kinë blejnë online; 95.1 për qind dhe 88.5 për qind e gjeneratave të vendit pas viteve '90 dhe pas viteve '00, të lindur përkatësisht në vitet 1990 dhe 2000, janë blerës online.

Libri blu tregon se 85.4 për qind e femrave në Kinë blejnë online, duke përbërë një grup të rëndësishëm të konsumatorëve online të vendit.

Mes popullsisë së vendit 60 vjeç e lart, e cila arriti në afro 300 milionë deri në fund të vitit 2023, 69.8 për qind përdorin platformat online për blerje, veçanërisht për konsum në sektorët e shëndetësisë dhe mjekimit, kulturës, turizmit dhe argëtimeve të tjera. (Irma)