Presidenti Zelensky: Ukraina po përgatit një plan për përfundimin e konfliktit me Rusinë
2024-06-30 10:44:27

Foto nga VCG

Presidenti Volodymyr Zelensky deklaroi se Ukraina po përgatit një plan të qartë dhe të detajuar për përfundimin e konfliktit me Rusinë.

Sipas tij, Ukraina së shpejti do të paraqesë një vizion të detajuar në lidhje me restaurimin e energjisë, sigurinë ushqimore dhe tregtinë, shkruan “Panorama”.

“Samiti i paqes u mbajt dhe ne tani jemi duke punuar në detaje në tre plane. Ne gjithashtu do të zhvillojmë të gjitha pikat e tjera të Formulës së Paqes dhe do të përgatisim plan gjithëpërfshirës që do të jetë në tryezë për të gjithë partnerët tanë. Gjëja më e rëndësishme për ne do të paraqesim një plan për t’i dhënë fund konfliktit në mënyrë diplomatike”,- tha presidenti Zelensky.

Megjithatë, ai theksoi se jo gjithçka varet vetëm nga Ukraina.

Presidenti Zelensky theksoi se plani i përmendur do të përfundojë deri në fund të vitit 2024. (Irma)