Ministri Gonxhja: Rritet me 80% numri i vizitorëve në Butrint
2024-06-30 12:20:27

Foto nga VCG

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se vetëm gjatë pesëmujorit të parë të vitit, Parku i Butrintit mirëpriti 38.285 vizitorë, afro 80% më shumë krahasuar me vitin 2023.

Sipas tij, rreth 52% e vizitorëve kanë qenë turistë nga vende të ndryshme të botës, shkruan “ATSH”.

Butrinti është një kompleks arkitektonik me 15 zona të periudhave të ndryshme, nga shekulli IV p.e.s. deri në shekullin XVI.

Rrugët e tij antike mbartin gjurmët e Romës, të bizantit, venecianëve dhe ende dëshmojnë për madhështinë e qytetit në kohët e lashta.

Mes rrënojave të lashtësisë muzeu i Butrintit shfaq një kronologji të historisë mijëra vjeçare të qytetit antik.

Mozaikët e ruajtur me kujdes me figurat e tyre të ndërlikuara rrëfejnë histori të rralla për jetën dhe traditën e pasur të zonës. (Irma)