Policia kineze ndalon rreth 3350 persona për mashtrime me telekomin
2024-06-30 16:01:48

Foto nga VCG

Policia kineze ka ndaluar rreth 3350 persona që dyshohet se kanë ndihmuar organizatat e mashtrimit të telekomit për të joshur viktimat, në një operacion të fundit mbarëkombëtar, njoftoi Ministria e Sigurisë Publike, citon “Xinhua”.

Të ndaluarit, nga 106 banda kriminale, dyshohet se kanë shtypur karta që përmbajnë adresa mashtruese të uebsajteve, kode QR dhe informacione të turpshme dhe i kanë postuar në vende publike, për të joshur viktimat në skema mashtrimi, thuhet në një deklaratë për shtyp.

Operacioni i është përgjigjur një problemi në rritje të gjithnjë e më shumë organizatave të mashtrimit të telekomit që përdorin pajisje shtesë për të shpërndarë informacion të rremë dhe për të joshur viktimat, thuhet në deklaratë.

Aktivitete të tilla kriminale kryheshin në internet, por u frenuan në mënyrë efektive nga goditjet e policisë në hapësirën kibernetike.

Ministria u zotua se policia në mbarë vendin do të vijojë të godasë veprat penale që dobësojnë ndjenjën e sigurisë së njerëzve, duke përfshirë mashtrimin e telekomit. (Irma)