BE-ja ndalon rrugëtimin e Gjeorgjinë drejt anëtarësimit në BE
2024-06-29 10:57:21

Foto nga VCG

Udhëheqësit e BE-së vendosën të ndalojnë rrugëtimin e Gjeorgjisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian lidhur me një ligj të ri për organizatat joqeveritare (OJQ) që marrin fonde të huaja, shkruan “RTSH”.

Sipas rregullave, mediat e pavarura dhe organizatat e tjera të shoqërisë civile duhet të regjistrohen si “agjentë të huaj” dhe t’i japin informacion shtetit nëse marrin më shumë se 20% të financimit të tyre nga jashtë.

“Legjislacioni për OJQ-të përfaqëson një hap prapa nga kushtet e vendosura për anëtarësimin e Gjeorgjisë në bllok”,- thuhet në një deklaratë nga udhëheqësit e BE-së.

Deklarata u bën thirrje autoriteteve gjeorgjiane të ndryshojnë kursin aktual të veprimit që rrezikon rrugën e Gjeorgjisë drejt BE-së, duke e ndalur në mënyrë efektive procesin e pranimit.

Gjeorgjia është kandidate zyrtare për anëtarësim në BE që nga dhjetori 2023. (Irma)