Kina do të rrisë kufirin e blerjeve pa doganë për vizitorët në Hong Kong dhe Makao
2024-06-29 12:22:22

Foto nga VCG

Ministria e Tregtisë e Kinës njoftoi të premten se do të rrisë kuotën e blerjeve pa doganë për vizitorët nga pjesa kontinentale në Rajonet e Posaçme Administrative të Hong Kongut dhe Makaos, shkruan “Xinhua”.

Kina kontinentale është konsultuar me autoritetet në Hong Kong dhe Makao në kuadër të Marrëveshjes së Partneritetit të Afërt Ekonomik (CEPA) për të arritur vendimin, i cili do të përfshihet në tregtinë e mallrave të CEPA-s, sipas Ministrisë së Tregtisë.

Kina kontinentale dhe Hong Kongu nënshkruan CEPA-n më 29 qershor 2003, e ndjekur nga CEPA me Makaon, e nënshkruar më 17 tetor 2023. (Irma)