SHBA-ja: Izraeli mos të fajësojë agjencitë humanitare për krizën në Gaza
2024-06-29 12:24:03

Foto nga VCG

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB, Linda Thomas-Greenfield, ka kritikuar Izraelin për fajësimin e agjencive humanitare për krizën e vazhdueshme në Gaza.

Izraeli ka dënuar në mënyrë të vazhdueshme OKB-në dhe agjencitë e tjera për dështimin për të vazhduar me ritmin e dërgimit të ndihmës në Gaza, shkruan “RTSH”.

Agjencitë e ndihmës kanë argumentuar se paligjshmëria e ka bërë të pasigurt dërgimin e ndihmave dhe se operacionet ushtarake izraelite gjithashtu kanë penguar përpjekjet e tyre.

“Punonjësit humanitarë kanë humbur jetën ose janë lënduar rëndë në terren në një nivel të paprecedentë. Mungesa e mekanizmit efektiv për mospërshkallëzimin e konfliktit në Gaza është, sinqerisht, e papranueshme. Është e pandërgjegjshme. Është e papranueshme të fajësohen humanitarët për mosdhënien e ushqimit kur kushtet nuk janë të sigurta”,- tha Thomas-Greenfield në një fjalim në Forumin e Ndërveprimit të OJQ-ve në Nju Jork. (Irma)