Kina bën përparim në luftën kundër kontrabandës detare
2024-06-29 10:48:55

Foto nga VCG

Policia kineze ka ndaluar 5846 të dyshuar dhe ka sekuestruar 638 anije të përfshira në kontrabandë në det në një operacion special që nga gushti i vitit të kaluar, njoftoi Ministria e Sigurisë Publike, citon “Xinhua”.

Ministria njoftoi se gjatë operacionit mbarëkombëtar, policia sekuestroi 35.000 tonë produkte të ngrira, 4406 tonë vaj të rafinuar, 170 milionë cigare, 3366 tonë produkte bujqësore dhe detare, 310.000 tonë lëndë të para minerale dhe 54.000 njësi alkooli.

Policia ka punuar me departamente të tjera për të goditur anijet kontrabandë dhe aksesorët e tyre në breg, ndërsa çrrënjos organizatorët e zinxhirit të kontrabandës dhe zyrtarët e korruptuar që i ndihmuan, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Ministria u zotua të rrisë koordinimin me agjencitë e tjera, të forcojë bashkëpunimin ndërkombëtar të zbatimit të ligjit dhe të përsosë mekanizmat afatgjatë kundër krimeve të kontrabandës detare. (Irma)