Kryeministri polak paralajmëron marrëveshje të sigurisë me Ukrainën
2024-06-29 14:21:34

Foto nga VCG

Kryeministri Donald Tusk deklaroi se është pothuajse e sigurt se Polonia do të nënshkruajë marrëveshje dypalëshe të sigurisë me Ukrainën, para samitit të NATO-s që mbahet muajin e ardhshëm në Uashington, i cili nis më 9 korrik, shkruan “RTSH”.

Tusk tha se pritet të ketë bisedime në Varshavë me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

“Unë, së bashku me ministrin e Mbrojtjes, duhet të vendosim patjetër se si mund të vazhdojmë ta ndihmojmë Ukrainën, por ne nuk mund ta dobësojmë mbrojtjen e Polonisë”,- tha Tusk, i cili theksoi se ka shumë gjasa që pakti të nënshkruhet para samitit.

Tusk shtoi se marrëveshja është praktikisht e kryer dhe se kanë mbetur vetëm edhe disa hollësi për t’u qartësuar.

Bashkimi Europian dhe dy prej vendeve të saj anëtare, Lituania dhe Estonia, nënshkruan marrëveshje të sigurisë me presidentin ukrainas Zelensky gjatë samitit në Bruksel të enjten. (Irma)