Kapaciteti i instaluar i prodhimit të energjisë në Kinë është rritur me 14.1 për qind
2024-06-29 14:13:30

Foto nga VCG

Kapaciteti total i instaluar i prodhimit të energjisë në Kinë arriti afërsisht 3.04 miliardë kilovat në fund të majit, duke shënuar një rritje prej 14.1 për qind nga një vit më parë, citon “Xinhua” të dhënat e publikuara të premten nga Administrata Kombëtare e Energjisë.

Kapaciteti kumulativ i prodhimit të energjisë së energjisë së erës dhe diellit arriti në rreth 460 milionë kilovat dhe 690 milionë kilovat në fund të muajit të kaluar, një rritje përkatësisht me 20.5 për qind dhe 52.2 për qind në baza vjetore.

Nga janari deri në maj, ndërmarrjet e mëdha të energjisë në Kinë investuan gjithsej 257.8 miliardë juanë (rreth 36.17 miliardë dollarë amerikanë) në projektet e furnizimit me energji elektrike, një rritje prej 6.5 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Investimi i Kinës në projektet e rrjetit të energjisë elektrike ishte 170.3 miliardë juanë gjatë pesë muajve të parë, 21.6 për qind më shumë në baza vjetore. (Irma)