Në zonat e goditura nga përmbytjet në Kinë nuk ka pasur asnjë epidemi apo emergjencë të shëndetit publik
2024-06-29 14:16:53

Foto nga VCG

Asnjë shpërthim i sëmundjeve infektive ose emergjenca të shëndetit publik nuk është raportuar në rajonet e goditura nga përmbytjet e Kinës, pasi nuk ka pasur mungesa të shërbimeve mjekësore për të prekurit nga fatkeqësitë, thanë autoritetet shëndetësore të premten, citon “Xinhua”.

Përmbytjet e rënda prekën shumë pjesë të Kinës këtë verë, duke përfshirë provincat lindore dhe jugore të Zhejiang, Anhui, Fujian dhe Guangdong.

Reshjet e vazhdueshme kanë dëmtuar rrugët dhe ndërtesat dhe kanë shkaktuar edhe viktima.

Deri më tani, gatishmëria dhe reagimi i emergjencës mjekësore janë kryer në mënyrë efektive dhe të rregullt në të gjitha rajonet e përmbytura, njoftoi Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në një konferencë për shtyp.

Po ashtu, janë bërë përpjekje të përbashkëta për të përmirësuar aftësitë lokale të reagimit ndaj emergjencave mjekësore, për të forcuar monitorimin dhe paralajmërimin e fatkeqësive dhe për të intensifikuar parandalimin dhe zbutjen e fatkeqësive në institucionet mjekësore.

Autoritetet shëndetësore theksuan gjithashtu rolin vendimtar të higjienës mjedisore në parandalimin e përhapjes së sëmundjeve.

Banorët e prekur nga përmbytjet u këshilluan të kontrollojnë sigurinë e shtëpive të tyre përpara se të hyjnë në ndërtesa kur është e mundur dhe të mbajnë veshje mbrojtëse kur pastrojnë dhe dezinfektojnë zonat e përmbytura. (Irma)