Tërmet i fuqishëm tronditi Perunë jugore
2024-06-29 12:29:00

Foto nga CMG

Një tërmet i fuqishëm u regjistrua në Perunë jugore në një thellësi prej 28 kilometrash, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USGC), shkruan “Panorama”.

Tërmeti ishte me epiqendër 8 kilometra në perëndim të Atiquipa, rreth 600 kilometra në jug të kryeqytetit Lima.

Sipas kryeministrit, Gustavo Adrianzen, nuk është regjistruar asnjë vdekje pas tërmetit. Pati dëme të shumta dhe disa të lënduar.

Presidenca peruane, përmes një postimi në “X”, bëri të ditur se qeveria po monitoron situatën dhe po vlerëson çdo dëm të mundshëm.

Qendra e Paralajmërimit të Cunamit të Paqësorit (PTWC) fillimisht lëshoi një paralajmërim alarmi për valë të mundshme të cunamit që arrinin deri në 1 deri në 3 metra përgjatë disa zonave bregdetare në Peru. Por më vonë e hoqi alarmin, duke bërë të ditur se nuk kishte paralajmërim, këshillim apo kërcënim për cunami.

Peruja, dhe pjesa më e madhe e Bregut të Paqësorit të Amerikës së Jugut, janë në kufirin e dy pllakave tektonike: pllakës së Amerikës së Jugut, e cila përfshin pjesën më të madhe të kontinentit, dhe pllakës Nazca, e cila shtrihet në të gjithë Paqësorin përgjatë pjesës më të madhe të bregut. (Irma)