Presidenti Erdogan: Anëtarësimi në BE, qëllimi strategjik i Turqisë
2024-06-29 15:05:51

Foto nga VCG

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, riafirmoi angazhimin e Turqisë për t’u bërë anëtare e Bashkimit Europian, duke e përshkruar atë si qëllimin strategjik të vendit.

“Anëtarësimi i plotë në Bashkimin Europian është qëllimi ynë strategjik. Është në interesin tonë të përbashkët që BE-ja t’i qaset Turqisë nga një këndvështrim i ngjashëm”,- deklaroi Erdogan, shkruan “ATSH”.

Turqia aplikoi për anëtarësim në BE në vitin 1987 dhe ka qenë vend kandidat që nga viti 1999.

Negociatat për anëtarësim filluan në vitin 2005, por hynë në ngërç pas vitit 2007 për shkak të problemit të Qipros dhe kundërshtimit të disa shteteve anëtare. (Irma)