Foto nga Xinhua
70 vjet më parë, lëvizjet për pavarësinë kombëtare çlirimtare në Azi, Afrikë dhe Amerikën Latine ishin ndezur. Vendet e reja ishin të etura për të mbrojtur sovranitetin kombëtar dhe për të zhvilluar ekonomitë kombëtare. Për herë të parë, udhëheqësit kinezë propozuan plotësisht Pesë Parimet e Bashkëjetesës Paqësore, duke u dhënë një "përgjigje historike" se si të trajtohen marrëdhëniet mes vendeve.
Sot, 70 vjet më pas, bota po përballet me ndryshime të thella. Përballë çështjes madhore “çfarë bote të ndërtohet dhe si të ndërtohet ajo”, Kina ka dhënë “përgjigjen e epokës së sotme” nëpërmjet ndërtimit të bashkësisë së fateve të përbashkët të njerëzimit.
Nga "përgjigjet historike" tek "përgjigjet e epokës së sotme", ajo që ka ndryshuar është situata dhe modeli ndërkombëtar. Ajo që mbetet e pandryshuar është eksplorimi inovativ i Kinës për marrëdhëniet mes vendeve, përgjegjësia e saj për paqen dhe zhvillimin botëror dhe kërkimi i vazhdueshëm për rendin e drejtë dhe të arsyeshëm ndërkombëtar.
Më 28 qershor, Presidenti kinez Xi Jinping mori pjesë në takimin përkujtimor të 70-vjetorit të nxjerrjes së Pesë Parimeve të Bashkëjetesës Paqësore, ku mbajti një fjalim të rëndësishëm.
Ai shpjegoi në mënyrë gjithëpërfshirëse kontekstin shpirtëror dhe vlerën bashkëkohore të Pesë Parimeve të Bashkëjetesës Paqësore, ku vuri në dukje se koncepti i ndërtimit të bashkësisë së fateve të përbashkëta të njerëzimit është trashëgimi zhvillimi, nën situatën e re për Pesë Parimet e Bashkëjetesës Paqësore.
Pra, në situatën e re, si duhen zhvilluar Pesë Parimet e Bashkëjetesës Paqësore dhe si duhet punuar së bashku, për të ndërtuar bashkësinë e fateve të përbashkëta të njerëzimit?
Presidenti Xi theksoi nevojën për t'iu përmbajtur parimit të barazisë sovrane, për të hedhur themele të forta për respektin e ndërsjelltë, për të realizuar vizionin e paqes dhe sigurisë, për të mbledhur forcat për ndërtimin e prosperitetit të përbashkët, për të mbështetur konceptin e drejtësisë dhe për të treguar qëndrim të hapur e gjithëpërfshirës.
Këto "gjashtë propozime " jo vetëm që mishërojnë thelbin e Pesë Parimeve të Bashkëjetesës Paqësore, por gjithashtu kanë sublimacione të reja.
Historia po përparon. Aktualisht, Kina po promovon modernizimin e stilit kinez. Ajo gjithashtu mirëpret vendet e tjera në trenin e shpejtë të zhvillimit të Kinës, për të arritur zhvillimin e përbashkët.