Kina do të lançojë mbi 37.000 ngjarje të turizmit kulturor gjatë verës
2024-06-29 10:46:43

Foto nga VCG

Ministria e Kulturës dhe Turizmit në Kinë bëri të ditur se rreth 37.000 ngjarje të turizmit kulturor do të nisin në të gjithë vendin gjatë sezonit të verës.

Duke mbuluar më shumë se 4000 kategori, këto evente do të mbahen gjatë sezonit tipik të pikut për udhëtime dhe konsum, së bashku me masat favorizuese për konsumatorët, si ofrimi i kuponëve, zbritjeve dhe ofrimit të paketave më të lira, shkruan “Xinhua”.

Sipas zyrtarit të ministrisë, Fu Hanxiao, një ngjarje e madhe verore për konsum kombëtar kulturor dhe turistik do të mbahet në Erdos, Rajoni Autonom i Mongolisë së Brendshme të Kinës veriore, muajin e ardhshëm.

Veprimtaria do të shfaqë një sërë aktivitetesh miqësore për konsumatorët dhe produkte cilësore.

Ministria ka premtuar përpjekje të mëtejshme për të drejtuar lokalitetet në nxitjen e ofrimit të produkteve të ndryshme kulturore dhe turistike, të tilla si aktivitete bregdetare dhe ujore, shfaqje argëtuese, festivale teatrale dhe muzikore, koncerte, ekspozita, ushqime dhe tregje të tjera tematike.

Përveç kësaj, ministria do të udhëzojë më tej lokalitetet për të promovuar integrimin e thellë midis sektorit të kulturës dhe turizmit dhe sektorëve të sportit, tregtisë, filmit, televizionit dhe shëndetësisë; lançimin e produkteve më gjithëpërfshirëse, ndërvepruese dhe dixhitale për konsumatorët; dhe të nxisë mënyra dhe skena të reja për konsumin e kulturës dhe turizmit. (Irma)