Presidenti i Ukrainës nënshkroi tri pakte të sigurisë gjatë samitit të BE-së
2024-06-29 10:53:06

Foto nga VCG

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, nënshkroi marrëveshje të sigurisë me Bashkimin Europian, Estoninë dhe Lituaninë gjatë samitit dyditor të BE-së në Bruksel, shkruan “Panorama”.

Marrëveshja e sigurisë me BE-në përforcon mbështetjen e bllokut për Ukrainën në nëntë fusha të politikës së sigurisë dhe mbrojtjes.

Në draftin e marrëveshjes thuhet se BE-ja shpreh mbështetjen për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës si dhe të drejtën e vendit për t’u mbrotjur nga agresioni rus.

Në draft thuhet po ashtu se BE-ja mbështet reformat e Ukrainës dhe rrugën drejt pranimit në bllok, duke shtuar se ndihma e BE-së për Ukrainën është pothuajse 100 miliardë euro, përfshirë 35 miliardë euro në mbështetje ushtarake.

Marrëveshjet e nënshkruara me Lituaninë dhe Esotninë synojnë të plotësojnë marrëveshje të tjera të ngjashme që Ukraina ka arritur me aleatët. Ato nuk janë pakte të ndërsjella të mbrojtjes, por në to përfshihen zotime për t’i ofruar Ukrainës armë dhe ndihma të tjera. (Irma)