Kryeministri Rama: Synojmë që flamuri shqiptar të ngrihet në BE deri në vitin 2030
2024-06-28 10:46:00

Kryeministri Edi Rama (Foto Atsh)

Kryeministri Edi Rama deklaroi se synimi kryesor është që deri në vitin 2030 flamuri shqiptar të ngrihet në Këshillin e Europës në Bruksel, shkruan “ATSH”.

“Do të shkëlqejmë në këtë proces, siç bëmë në atë të diagnostikimit. Synimi ynë është që ta ngremë flamurin kombëtar te oborri në Bruksel dhe kjo do të ndodhë maksimumi në vitin 2030”,- deklaroi kryeministri Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare theksoi angazhimin maksimal për të bërë secili detyrën e vet.

“Për sa i përket pjesës sonë të punës, si pjesë kryesore e skuadrës kombëtare në Bruksel, të jemi në dispozicion me të gjithë ekspertizën e nevojshme të kërkuar fillimisht, apo që do të kërkohet në vijim për çdo sektor dhe për çdo nënsektor që preket, se të gjithë preken në fakt nga procesi i negociatave”,- deklaroi kryeministri Rama. (Irma)