Kina do të rrisë çmimet e shitjes me pakicë të benzinës dhe naftës
2024-06-28 16:43:00

foto nga CFP

foto nga CFP

Planifikuesi kryesor ekonomik i Kinës njoftoi se çmimet me pakicë të benzinës dhe naftës do të rriten duke filluar nga e premtja. Vendimi erdhi si përgjigje ndaj ndryshimeve të fundit në çmimet ndërkombëtare të naftës, shkruan “Xinhua”.

Çmimet e benzinës dhe të naftës do të rriten përkatësisht me 210 juanë (rreth 29,47 dollarë amerikanë) dhe 200 juanë për ton, njoftoi Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe Reformës në një deklaratë.

Sipas mekanizmit aktual të çmimeve të Kinës, çmimet e produkteve të naftës së rafinuar rregullohen pas ndryshimeve në çmimet ndërkombëtare të naftës së papërpunuar.

Tre kompanitë më të mëdha të naftës në Kinë - Korporata Kombëtare e Naftës e Kinës, Korporata Petrokimike e Kinës dhe Korporata Kombëtare e Naftës në Det të Hapur e Kinës - dhe rafineritë e naftës janë orientuar të ruajnë prodhimin e naftës dhe të lehtësojnë transportin për të siguruar furnizime të qëndrueshme, sipas komisionit. (Irma)