Imazhi i ShBA-së në sytë e aziatikëve
2024-06-28 14:00:03

Foto nga CFP

Foto nga CFP

 "Si është imazhi i ShBA-së në zemrën e popullit kinez, kjo varet rrënjësisht nga vetë ShBA-ja", tha një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës. Fjalët e tij kanë ngjallur një debat të nxehtë në opinionin publik ndërkombëtar. Sipas një sondazhi të bërë bashkërisht nga CGTN-i dhe Universiteti Renmin i Kinës nëpërmjet Institutit të Komunikimit Ndërkombëtar në Epokën e Re me pjesëmarrës nga vendet aziatike, përshkrimet me denduri më të lartë për imazhin e ShBA-së përfshijnë "trazira të brendshme", "ndërhyrje në vendet e tjera" dhe "hegjemoni".

Në sondazh, 84.4 % e pjesëmarrësve mendojnë se dhuna me armë është bërë një problem i vazhdueshëm në shoqërinë amerikane. 75.4 % janë të mendimit se në ShBA ekziston diskriminimi racial sistematik, 75.8 % besojnë se hendeku mes të varfërve e të pasurve në ShBA po zgjerohet më tej dhe 69.9 % e pjesëmarrësve mendojnë se ShBA-ja është e rrënuar nga problemi i drogës. Përveç kësaj, 82.5 % e pjesëmarrësve besojnë se lufta midis dy partive,  Partisë Demokrate dhe Partisë Republikane, po acaron ndarjen e shoqërisë amerikane.

Sipas sondazhit, 71.7 % e atyre që u përgjigjën mendojnë se ShBA-ja ndërhyn shpesh në punët e brendshme të vendeve të tjera me pretekstin e demokracisë. 73 % e pjesëmarrësve u shprehën se ndihma ushtarake dhe shitja e armëve amerikane në vende të tjera kanë kërcënuar rëndë paqen dhe qëndrueshmërinë botërore.

Sondazhi u krye me pjesëmarrjen e 2 009 vetave nga 10 vende aziatike, që përfshijnë Singaporin, Arabinë Saudite, Tajlandën, Emiratet e Bashkuara Arabe, Filipinet, Indinë, Indonezinë, Malajzinë, Pakistanin dhe Japoninë. (Fani)