Kryeministrja estoneze: Të mbrojmë kufijtë në lindje të Europës
2024-06-28 11:40:48

Kryeministrja estoneze (Foto Atsh)

Duhet të mbrojmë kufirin e BE-së me Rusinë dhe Bjellorusinë, deklaroi kryeministrja estoneze, Kaja Kallas, në një konferencë për shtyp me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Deklarata e Kallas vjen pas letrës së dërguar nga vendet baltike dhe Polonia drejtuar BE-së për mundësinë e ndërtimit dhe financimit të një linje mbrojtëse në lindje, shkruan “ATSH”.

“Nuk kemi shifra të sakta për fondet. Ka zona të tjera të BE-së nën presion të fortë emigrator”,- tha Kallas.

Stoltenberg deklaroi se NATO-ja jep objektivat e kapacitetit dhe u takon aleatëve t’i arrijnë ato. Sipas tij, nuk ndryshon asgjë nëse ata duan ta bëjnë këtë me buxhet e tyre apo me buxhetin e BE-së.

Megjithatë, Stoltenberg nuk tha nëse ndërtimi i një linje mbrojtëse është apo jo një prioritet i NATO-s. (Irma)