Foto nga VCG
Deri në fund të majit 2024, Kinë kishte më shumë se 3.8 milionë stacione 5G, tregojnë të dhënat më të fundit nga Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit (MIIT).
Zhao Zhiguo, Kryeinxhinieri i ministrisë, i bëri me dije këto shifra gjatë Kongresit Botëror Mobile (MWC), që u hap të mërkurën në Shangai. Stacionet 5G të Kinës përbëjnë 60% të totalit global, shtoi Zhao.
Foto nga VCG
Në Kinë, më shumë se gjysma e të përdoruesve të telefonave celularë janë përdorues 5G, tha Zhao për MWC Shanghai.
GSMA, një shoqatë ndërkombëtare operatorësh, ka parashikuar që deri në fund të vitit 2030, numri i lidhjeve 5G të Kinës do të arrijë në 1.6 miliardë – gati një e treta e totalit global.
Foto nga VCG
Drejtuesi i GSMA John Hoffman, tha se Kina është në krye të botës në fushën e komunikimit celular dhe ka ndërmarrë një eksplorim të rëndësishëm inovativ.
Kina ka ofruar përvoja të shumta në industritë vertikale 5G+, të tilla si prodhimi inteligjent, transporti dhe trajtimi mjekësor, sipas drejtuesit.