KE: Inflacioni i lartë pengon Bullgarinë t’i bashkohet Eurozonës
2024-06-28 17:03:59

Eurozona (Foto Atsh)

Eurozona (Foto Atsh)

Komisioni Europian bëri të ditur se inflacioni i lartë në Bullgari e pengon vendin t’i bashkohet Eurozonës.

Fillimisht e planifikuar në fillim të këtij viti, futja e euros është shtyrë pasi vitin e kaluar në vendin e Europës Juglindore u regjistrua inflacioni prej 9.5%.

“Komisioni Europian po punon mbi supozimin se norma e inflacionit do të bjerë në 3.1% këtë vit krahasuar me vitin e kaluar”,- sipas parashikimit të tij ekonomik të majit, shkruan “ATSH”.

Vendet që i bashkohen Eurozonës duhet të plotësojnë kriteret për stabilitetin e çmimeve, financat publike, stabilitetin e kursit të këmbimit dhe normat afatgjata të interesit, të cilat nuk mund të jenë më shumë se dy pikë përqindje mbi normat në vendet më të qëndrueshme të BE-së në vitin para vlerësimit.

Të gjitha vendet anëtare të BE-së, me përjashtim të Danimarkës, janë ligjërisht të detyruara t’i bashkohen Eurozonës.

Përveç Bullgarisë, vendet për t’u bashkuar janë Polonia, Rumania, Suedia, Republika Çeke dhe Hungaria.

KE-ja raportoi se Bullgaria, e cila u bashkua me Bashkimin Europian në vitin 2007, ishte i vetmi vend që përmbushte kriteret, përveç njërit, dhe ku rregulloret ligjore kombëtare ishin në përputhje me bashkimin valutor.

Anëtarësimi në Eurozonë mund të kontestohet politikisht në Bullgari, pasi partia nacionaliste Rilindja këmbëngul për një referendum mbi këtë çështje. (Irma)