Kina ka më shumë se 3.8 milionë stacione bazë 5G
2024-06-28 11:33:38

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Deri në fund të majit 2024 rezultonin më shumë se 3.8 milionë stacione bazë 5G në Kinë, bëhet e ditur nga të dhënat e publikuara nga Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit (MIIT), shkruan “Xinhua”.

Zhao Zhiguo, kryeinxhinieri i ministrisë, deklaroi në Kongresin Botëror të Telefonisë (MWC), i cili u hap të mërkurën në Shangai, se stacionet bazë 5G në Kinë përbëjnë 60 për qind të totalit global.

Sipas tij, në Kinë, më shumë se gjysma e të gjithë përdoruesve të telefonave celularë janë përdorues 5G.

“GSMA”, një shoqatë ndërkombëtare operatorësh, ka parashikuar që numri i lidhjeve 5G në Kinë do të arrijë në rreth 1.6 miliardë deri në fund të vitit 2030, gati një e treta e totalit global.

Drejtori ekzekutiv i “GSMA”-së, John Hoffman, deklaroi se Kina kryeson në botë në fushën e komunikimit celular dhe ka ndërmarrë një eksplorim të rëndësishëm inovativ.

Ai theksoi se Kina ka ofruar përvojë në industritë vertikale 5G+, të tilla si prodhimi inteligjent, transporti dhe trajtimi mjekësor. (Irma)