Kinë-Venezuelë: Ministrat e Jashtëm shkëmbejnë urime për 50-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike
2024-06-28 20:13:06

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Më 28 qershor, Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi dhe homologu i tij i Venezuelës Yvan Gil shkëmbyen mesazhe urimi për 50-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.

Wang, njëkohësisht anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK, u shpreh se gjatë 50 viteve, marrëdhëniet Kinë-Venezuelë kanë ruajtur një prirje të mirë zhvillimi. Nën drejtimin e liderëve shtetërorë, palët kanë vendosur një miqësi të hekurt dhe kanë nxitur zhvillimin me nivel të lartë të partneritetit strategjik me klimë të plotë.

“Unë jam gati të përpiqem me ministrin Gil, të zbatojmë më së miri unanimitetet e liderëve shtetërorë dhe të krijojmë sëbashku 50 vite të tjera të arta,”u shpreh Wang.

Nga ana e tij, Gil u shpreh se gjatë 50 viteve, Venezuela dhe Kina i kanë treguar botës që vendet në zhvillim, mund të ndërtojnë marrëdhënie të nivelit të lartë me barazi, përfitime të përbashkëta dhe respekt reciprok. Venezuela vlerëson lart kontributin e Kinës në zgjidhjen politike të konflikteve ndërkombëtare, nxitjen e zhvillimit botëror dhe shtimin e përfitimeve të njerëzimit. Venezuela është e gatshme të nxisë zhvillimin e vazhdueshëm të partneritetit strategjik me klimë të plotë mes dy vendeve.