Fundjavë e përgjakshme në ShBA, dhuna me armë zjarri shpallet krizë e shëndetit publik
2024-06-27 17:39:39

Zyrtari më i lartë amerikan për shëndetin publik shpalli nga armët krizë të shëndetit publik, për shkak të rritjes me shpejtësi të rasteve të plagosjeve dhe vdekjeve nga armët e zjarrit në Shtetet e Bashkuara. Udhëzimi i firmosur nga Vivek Murthy, këshilltari kryesor i Shtëpisë së Bardhë për Shëndetin Publik, doli ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës u përballën me një tjetër fundjavë të përgjakshme si pasojë e sulmeve në masë me armë, që shkaktuan dhjetëra të plagosur e të vrarë, shkruan “Panorama”. “Njerëzit duan të kenë mundësinë të ecin në lagje dhe të ndihen të sigurt. SHBA-ja duhet të jetë një vend ku të gjithë mund të shkojnë në shkollë, në punë, në supermarket, apo në vendet për t’u lutur, pa pasur shqetësimin se kjo gjë mund t’u rrezikojë jetën”- tha Murthy në një intervistë mediatike. Për të ulur numrin e vdekjeve nga armët, ai bëri thirrje për ndalimin e armëve automatike, kontrollin e së shkuarës së atyre personave që duan të blejnë armë, miratimin e ligjeve që do të kufizonin përdorimin e tyre në vende publike si dhe penalizimin e personave që nuk i mbajnë armët e tyre në vende të sigurta. (Elona)