Resorti “Disneyland” në Hong Kong regjistroi fitime rekord në tremujorin e parë të vitit
2024-06-27 18:04:05

foto nga CFP

Resorti “Disneyland” në Hong Kong / foto nga CFP

Resorti “Disneyland” në Rajonin e Posaçëm Administrativ të Hong Kongut raportoi të ardhura të përmirësuara në vitin fiskal 2023, ndërsa të ardhurat dhe fitimet shënuan rekorde të reja në tremujorin e parë të këtij viti, shkruan “Xinhua”. 

Të ardhurat në vitin fiskal 2023 nga tetori 2022 deri në fund të shtatorit 2023 u rritën me rreth 156 për qind në baza vjetore në 5.7 miliardë dollarë të Hong Kongut (rreth 730 milionë dollarë amerikanë), ndërsa humbja totale u ngushtua në 356 milionë dollarë të Hong Kongut, sipas të dhënave të raportuara. Vetëm në vitin kalendarik 2023, resorti pati rritje të fitimeve nga hapja në nëntor e hapësirës me temë “Frozen”, deklaroi Michael Moriarty, drejtor menaxhues i resortit. 

“Tremujori i parë i 2024-s ishte tremujori ynë më i suksesshëm ndonjëherë, duke arritur nivele rekord të ardhurash dhe të ardhurash neto”,- tha Moriarty. Resorti do të festojë 20-vjetorin e tij në vitin 2025. Sipas Moriarty-t, resorti do të vazhdojë të investojë në objekte dhe oferta të përshtatura për pritjet e vizitorëve. (Elona)