Teknologjia dixhitale jetëson pikturën e lashtë kineze në Taipei
2024-06-27 11:20:20

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Një version i dixhitalizuar dhe i animuar i pikturës kineze “Skena buzë lumit në Festivalin Qingming” do t'u japë shikuesve në Taipei një përvojë gjithëpërfshirëse të jetës së qytetit kinez mbi 900 vjet më parë, shkruan “Xinhua”.

Ekspozita multimediale e pikturës së lashtë kineze, një nga më të famshmet, do të mbahet deri më 15 shtator në Taipei, bëri të ditur në një konferencë organizatori i saj “Firenze Cultural Exchange”.

Piktura origjinale, 528.7 cm e gjatë dhe 24.8 cm e gjerë, paraqet jetën e përditshme gumëzhuese të Bianliang (Kaifeng i sotëm), kryeqendra perandorake e dinastisë Song veriore (960-1127), në shekullin e 12-të.

Duke përdorur teknologjitë e animacionit dhe projeksionit dixhital, njerëzit do të mund të shikojnë 1068 figura në pikturë që lëvizin, pemët që lëkunden nga era dhe kuajt e gomarët që vrapojnë, ndërsa përjetojnë jetesën në qytet gjatë ditës dhe natës.

“Duke parë pikturën, audienca do të mësojë më shumë rreth letërsisë, artit, arkitekturës, detajeve gjeografike dhe madje edhe marrëveshjeve ushtarake në Kinën e lashtë. Shpresojmë që më shumë njerëz në Tajvan, veçanërisht të rinjtë, të mësojnë për këtë kryevepër”,- deklaroi Garrick Cheng, menaxher i përgjithshëm i “Firenze Cultural Exchange”.

Së bashku me shfaqjen multimediale, do të ketë edhe ekspozita plotësuese që prezantojnë arritjet ekonomike, shkencore dhe kulturore, si dhe jetën e njerëzve gjatë dinastisë Song (960-1279). (Elona)