Kina dhe Shtetet e Bashkuara nisin raundin e ri të bashkëpunimit për mbrojtjen e pandave
2024-06-27 18:35:32

Foto nga CMG

Foto nga CMG

Dy panda gjigante nisën udhëtimin e tyre për në Shtetet e Bashkuara të mërkurën nga Ya'an, provinca Sichuan e Kinës jugperëndimore, si pjesë e një raundi të ri të projekteve të ruajtjes së pandave Kinë-SHBA.

 

Dyshja, një mashkull i quajtur Yun Chuan dhe një femër e quajtur Xin Bao, u nisën nga Baza Ya'an Bifengxia e Qendrës së Konservimit dhe Kërkimit të Kinës për Pandat Gjigante. Ata hipën në një fluturim me qira, nga aeroporti në kryeqytetin provincial të Chengdu për në San Diego, Kaliforni.

 

Pesë roje me përvojë dhe ekspertë veterinare nga Kina dhe SHBA i shoqëruan pandat në fluturim.

 

Foto nga CMG

Foto nga CMG

Pasi Yun Chuan dhe Xin Bao të vendosen në kopshtin zoologjik të San Diegos, ekspertët kinezë do të qëndrojnë për rreth tre muaj me ta, për t'i ndihmuar gjatë periudhës së karantinës dhe përshtatjes me mjedisin e tyre të ri.

 

Kopshti Zoologjik i San Diegos, me famë botërore, është institucioni i parë në Shtetet e Bashkuara që bashkohet me homologun e tij kinez, për kërkimin e pandave gjigante.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Për më shumë se dy dekada, kopshti zoologjik ka punuar me Qendrën e Konservimit dhe Kërkimit të Kinës për Pandat Gjigante, në një numër fushash kyçe, duke përfshirë mbarështimin e pandave, ruajtjen e habitatit dhe ushqimin shtesë.