Kina aktivizon reagimin emergjent të nivelit IV ndaj përmbytjeve në Heilongjiang
2024-06-27 17:56:16

foto nga CFP

foto nga CFP

Shtabi Shtetëror për Kontrollin e Përmbytjeve dhe Ndihmën ndaj Thatësirës në Kinë aktivizoi një përgjigje emergjente të nivelit IV ndaj përmbytjeve në provincën Heilongjiang të Kinës verilindore. Sipas shtabit, u mbajtën përgjigjet emergjente të nivelit III ndaj përmbytjeve në provincat Zhejiang, Anhui, Jiangxi dhe Hunan. Për shkak të rrebeshe të vazhdueshme, degë të caktuara të lumit Wusuli dhe lumit Songhua patën përmbytje mbi nivelin e garancisë së sigurisë, shkruan “Xinhua”. 

Reshje të dendura shiu parashikohet të godasin rrjedhën e mesme dhe të poshtme të lumit Yangtze, me pjesë të Hunan, Jiangxi, Anhui dhe Zhejiang që pritet të kenë rrebeshe në ditët e ardhshme. Shtabi dhe Ministria e Menaxhimit të Emergjencave kanë vendosur kundërmasa ndaj përmbytjeve së bashku me departamente të shumta. Pesë ekipe pune të dërguara në Jiangxi, Anhui, Hubei, Hunan dhe Zhejiang do të vazhdojnë punën e tyre atje. (Elona)