Moti i keq mbërthen Italinë, përmbytje dhe lumenj të dalë nga shtrati
2024-06-27 14:47:38

Itali (Foto TiranaPost)

Moti i keq ka mbërthyer disa zona në Itali, duke shkaktuar një viktimë. Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut në zonën e Parmës, një 85-vjeçar humbi jetën pas vërshimit të përroit të Terminës. Trupi i tij u gjet nga zjarrfikësit.

Moti i keq ka shkaktuar përmbytje të disa përrenjve dhe kanaleve. Lumenjtë dolën nga shtrati papritmas, nga Apeninet në fushën midis Modenës dhe Piacenza, ku është dhënë alarmi i kuq, duke detyruar ata që rrezikohen që të largohen nga banesat, shkruan “Panorama”.

Dhjetëra rrugë janë bllokuar nga rrëshqitjet e dheut dhe balta, ndërsa katet e poshtme të banesave janë përmbytur.  (Elona)