Kina promovon zhvillimin e kapitaleve sipërmarrëse me cilësi të lartë, për të mbështetur inovacionin e teknologjisë shkencore
2024-06-27 18:04:11

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Masat e lëshuara së fundi nga Kina për avancimin e zhvillimit me cilësi të lartë, të investimeve të kapitalit sipërmarrës (KS), do të fokusohen në zgjerimin e burimeve të kapitalit, përmirësimin e mekanizmave të daljes dhe optimizimin e mjedisit të tregut, për t'i shërbyer më mirë inovacionit shkencor dhe teknologjik të vendit, tha të mërkurën planifikuesi kryesor ekonomik i vendit.

 

Zhvillimi i VC është një hap kyç për promovimin e ciklit të virtytshëm të teknologjisë, industrisë dhe financave, tha Li Chunlin, zëvendësdrejtor i Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës, në një konferencë për shtyp.

 

Me karakteristikat tipike të investimit të hershëm, investimit të vogël dhe investimit në teknologji të vështira, KS është e rëndësishme në mbështetjen e rritjes së shpejtë të firmave "gjigande të vogla" dhe kompanive unicorn, tha Li.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

"Gigantët e vegjël" i referohet elitave të reja të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (SME) të Kinës, që janë të angazhuara në prodhim, specializohen në një treg të veçantë dhe kanë teknologji të përparuara.

 

Të dhënat zyrtare tregojnë se Kina ka inkubuar 12,000 "gjigantë të vegjël" dhe krenohet me gjithsej 369 kompani unicorn, ose startups me vlerë më shumë se 1 miliard dollarë.

 

Sipas masave, do të bëhen përpjekje për të nxitur fondet afatgjata, si fondet e sigurimit, që të rrjedhin në KS. Gjithashtu të mbështesin menaxherët e aseteve për të zgjeruar investimet në KS dhe për të pasuruar llojet e fondeve të KS.

 

Do të krijohet një mekanizëm për të lidhur KS me projektet novatore dhe sipërmarrëse, për t'i ofruar institucioneve një sërë projektesh të cilësisë së lartë, që janë në përputhje me drejtimin e zhvillimit kombëtar dhe orientimin strategjik.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Vendi do të promovojë industrializimin e patentave për të mbështetur rritjen e SME-ve, do të vazhdojë të zbatojë politika tatimore preferenciale për ndërmarrjet, do të zbatojë rregullore të diferencuara në përputhje me karakteristikat e fondeve të KS dhe do të zgjerojë hapjen e investimeve të KS në mënyrë të rregullt.

 

Do të bëhen përpjekje për të zgjeruar kanalet e daljes dhe për të optimizuar politikën e daljes së fondeve të KS

 

Vendi duhet të prezantojë me kujdes masa kontraktuese dhe frenuese, të lëshojë më shumë dividentë politikash, të stabilizojë pritjet e tregut dhe të aktivizojë tregun e KS, tha Li.