Kina mirëpret kompanitë e huaja të qumështit për të zgjeruar bizneset në Kinë
2024-06-27 17:22:56

foto nga Ministria e Tregtisë e Kinës

Zëvendësministri kinez i Tregtisë, Wang Shouwen, u takua me Krysta Harden, presidente dhe drejtoreshë ekzekutive e Këshillit të Eksportit të Qumështit të SHBA-së, me të cilën shkëmbeu pikëpamje mbi lidhjet dypalëshe ekonomike dhe bashkëpunimin tregtar në prodhimin e qumështit dhe produkte të tjera bujqësore, shkruan “Xinhua”.

Wang, gjithashtu përfaqësues i tregtisë ndërkombëtare të Kinës, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë burimi i dytë më i madh i Kinës për importet e qumështit, duke e quajtur tregtinë e qumështit midis dy vendeve një shembull kryesor të bashkëpunimit reciprokisht të dobishëm dhe të favorshëm. Zëvendësministri tha se Kina mirëpret ndërmarrjet e qumështit nga të gjitha vendet, përfshirë SHBA-në, për të zgjeruar bizneset e tyre në tregun kinez.

Wang shprehu gjithashtu besimin për bashkëpunim nga të dyja palët në krijimin e një mjedisi të drejtë dhe të favorshëm tregtar dhe investues midis ndërmarrjeve të tyre.

“Kompanitë amerikane të qumështit i kushtojnë rëndësi të madhe tregut kinez dhe janë të gatshme të krijojnë partneritete afatgjata me homologët e tyre kinezë”,- tha Harden.

Ajo theksoi se Këshilli i Eksportit të Qumështit të SHBA-së do të vazhdojë të shërbejë si një urë për rritjen e komunikimit midis kompanive të qumështit në të dy vendet dhe për të nxitur bashkëpunimin në tregti, investime dhe teknologji në këtë sektor. (Elona)