Investimet e huaja në sektorin financiar, 74 milionë euro në janar-mars
2024-06-27 11:46:01

Investimet e huaja (Foto ATSH)

Vlera e investimeve të huaja në degën e aktiviteteve financiare dhe të sigurimit për 3-mujorin e parë të vitit 2024 preku 74 milionë euro.

Shërbimet financiare renditen në sektorin e dytë pas pasurive të paluajtshme në totalin e investimeve të huaja direkte, shkruan “ATSH”.

Sipas Bankës së Shqipërisë, ky sektor solli investime në vlerën e 74 milionë eurove ose 21% të totalit. Investimet në këtë sektor u rritën me më pak se 164% krahasuar me një vit më parë.

Sektori bankar sjell në vazhdimësi flukse të konsiderueshme investimesh, të mbështetura nga fitimet e larta vjetore dhe nga rritja e kërkesave rregullatore për kapital në vitet e fundit.

Stoku total i investimeve të huaja në këtë sektor ka arritur tashmë në 1.6 miliardë euro. (Elona)