Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshon urdhërarrest për shefin ushtarak rus dhe ish-ministrin e Mbrojtjes
2024-06-26 19:04:40

Sergei Shoigu (Foto ATSH)

Sergei Shoigu (Foto ATSH)

Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar urdhërarrest për ish-ministrin e Mbrojtjes të Rusisë dhe shefin e saj ushtarak të Shtabit, të dyshuar për sulme ndaj objektivave civile në Ukrainë.

Gjykata po akuzon Sergei Shoigu dhe gjeneralin Valery Gerasimov për krime lufte dhe krim kundër njerëzimit, shkruan “Panorama”.

Gjyqtarët konsiderojnë se ka arsye për të besuar se ata ishin përgjegjës për sulmet me raketa të kryera nga Forcat e Armatosura ruse kundër infrastrukturës të Ukrainës nga 10 tetori 2022 deri të paktën më 9 mars 2023.

“Gjatë këtij afati kohor, një numër i madh sulmesh kundër termocentraleve dhe nënstacioneve të shumta elektrike u kryen nga Forcat e Armatosura ruse në shumë zona në Ukrainë”, - bëri të ditur gjykata.

Masa detyron 123 shtetet anëtare të gjykatës që të arrestojnë Sergei Shoigun dhe Valery Gerasimovin dhe t’i transferojnë në Hagë për gjykim nëse shkelin në territorin e tyre. (Elona)