Kina sekuestron 4.5 tonë drogë në gjysmën e parë të vitit
2024-06-26 15:26:04

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Autoritetet kineze kanë sekuestruar 4.5 tonë drogë të ndryshme në përpjekjet e tyre për të luftuar narkotikët në portet kufitare në gjysmën e parë të këtij viti, duke çuar në arrestimin e 381 të dyshuarve për krime, njoftoi të martën Administrata Kombëtare e Emigracionit, citon “Xinhua”.

Deri të hënën, këto operacione kanë goditur me sukses 284 raste të tilla të lidhura me drogën. Administrata ka rritur goditjen e saj ndaj krimit të lidhur me drogën në zonat kufitare, me një theks të veçantë në frenimin e flukseve hyrëse të drogës.

Administrata planifikon të zbatojë më tej masat, që përfshijnë shtimin e hetimeve për shkeljet, forcimin e kontrollit në portet kufitare, shënjestrimin e rrjeteve të trafikut të drogës dhe rritjen e bashkëpunimit të zbatimit të ligjit me vende dhe rajone të ndryshme. (Elona)