Shirat e rrëmbyeshëm vazhdojnë të bien në pjesën e poshtme të lumit Yangtze
2024-06-26 17:50:43

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Reshjet e dendura të shiut do të vazhdojnë të godasin një pjesë të madhe në rrjedhën e mesme dhe të poshtme të lumit Yangtze në Kinë, thanë parashikuesit e motit të martën.

Qendra Kombëtare Meteorologjike e Kinës rinovoi një alarm të kuq për reshje të dendura, paralajmërimi më i rëndë në sistemin e motit në vend, bën të ditur “Xinhua”.

Në disa zona, sot pritet të ketë reshje maksimale të shoqëruara me stuhi, parashikon qendra.

Rrjedha e mesme dhe e poshtme e lumit Yangtze hyn në sezonin e shirave në qershor dhe korrik, që karakterizohet nga disa javë reshje të dendura, ditë të lagështa dhe temperatura të larta.

Të prekur nga shirat e dendur, 22 lumenj në provincat Jiangxi, Hubei, Anhui, Zhejiang dhe Guizhou u rritën mbi nivelet e alarmit, sipas Ministrisë së Burimeve Ujore të Kinës.

Vendi gjithashtu ngriti përgjigjen emergjente ndaj përmbytjeve në Nivelin III në Hunan, Zhejiang, Anhui dhe Jiangxi, duke dërguar disa ekipe pune për të ndihmuar. (Elona)