Ministri i Jashtëm italian: Ballkani Perëndimor duhet të anëtarësohet në BE përpara Ukrainës
2024-06-26 17:58:14

Ministri i Jashtëm italian (Foto RTSH)

Shefi i diplomacisë italiane, Antonio Tajani, mendon se Bashkimi Europian duhet të ecë përpara me anëtarësimin e vendeve të Ballkanit në bllok.

“Ne duhet të vazhdojmë drejt anëtarësimit të plotë përpara vitit 2030 për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe më pas duhet të punojmë me Ukrainën dhe Moldavinë”,- tha ai, duke nënvizuar se vendet e Ballkanit janë kandidatë prej shumë vitesh, citon “RTSH”.

Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg, tha se është e rëndësishme që Bashkimi Europian të vazhdojë të mbajë vrullin për anëtarësimin e vendeve fqinje.

Këto komente u bënë pas një takimi të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian me ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, për rritjen e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe politikës së jashtme. (Elona)