Wang Yi: Kina dhe Hungaria do të forcojnë lidhjet dypalëshe
2024-06-26 19:07:48

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina është e gatshme të punojë me Hungarinë, për të zbatuar konsensusin e rëndësishëm të arritur nga liderët e dy vendeve dhe për të mbajtur lidhjen Kinë-Hungari, në ballë të marrëdhënieve Kinë-Evropë, tha të martën Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi. 

Wang, gjithashtu anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së, i bëri komentet gjatë një telefonate me ministrin hungarez të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Peter Szijjarto.

Wang theksoi se në maj, krerët e shteteve njoftuan ngritjen e marrëdhënieve Kinë-Hungari, në një partneritet strategjik gjithëpërfshirës për epokën e re, duke injektuar një shtysë të fortë në zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe. 

Flamujt kinezë të vendosur pranë flamujve hungarezë, në Urën Elisabeth në Budapest, Hungari, 8 maj 2024. /CFP

Duke përgëzuar Hungarinë për presidencën e rradhës të Bashkimit Evropian (BE), ai theksoi se Kina ka mbështetur gjithmonë integrimin evropian dhe pavarësinë strategjike të BE-së. Ajo e konsideron palën evropiane si një partner të rëndësishëm në rrugën kineze drejt modernizimit.

Duke vënë në dukje se Kina ruan një shkallë të lartë stabiliteti dhe vazhdimësie në politikën e saj ndaj Evropës, Wang tha se shpreson që pala evropiane të ndjekë një politikë racionale dhe pragmatike ndaj Kinës, të mbajë një qëndrim të hapur dhe të punojë me të, për të siguruar një zhvillim të qëndrueshëm të marrëdhënieve Kinë-Evropë. 

Kam besimin se Hungaria do të luajë një rol pozitiv dhe konstruktiv, në ndërveprimin e shëndoshë midis Kinës dhe Evropës, shtoi ai.

Szijjarto tha se vizita e Presidentit Xi Jinping në maj, ishte një sukses i plotë me rezultate të frytshme. Rezultatet pozitive në marrëdhëniet miqësore Hungari-Kinë, kanë treguar se thellimi i bashkëpunimit me Kinën, përputhet me interesat themelore të Evropës. 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ai tha se Hungaria është e gatshme të shfrytëzojë presidencën e rradhës të BE-së, për të promovuar mirëkuptimin e ndërsjelltë midis Evropës dhe Kinës, për të rritur efikasitetin e bashkëpunimit, për të kundërshtuar proteksionizmin dhe për të insistuar në zgjidhjen e fërkimeve tregtare, përmes dialogut dhe konsultimit.

Palët shkëmbyen mendime edhe për çështjen e Ukrainës. Szijjarto tha se "gjashtë mirëkuptimet e përbashkëta" të lëshuara nga Kina dhe Brazili, kanë hedhur një bazë të mirë për bisedimet e ardhshme të paqes, duke vënë në dukje se Hungaria pajtohet plotësisht me këtë iniciativë të rëndësishme paqeje dhe falënderon Kinën për kontributin e saj. 

Wang tha se me konfliktin që vazhdon të zvarritet, madje të intensifikohet, bota ka nevojë për zëra më objektivë, më të balancuar, më konstruktivë dhe përpjekje më pragmatike për të promovuar paqen. Kina do të vazhdojë të punojë me të gjitha vendet, me të njëjtin mendim, për të grumbulluar faktorë për paqen dhe për të bërë përpjekje të pandërprera, për të arritur përfundimisht bisedimet e paqes.