Qeveria kineze i kushton rëndësi të madhe bilancit të rëndë të viktimave nga zjarri në fabrikën e Koresë së Jugut
2024-06-26 17:44:26

foto nga CFP

foto nga CFP

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Mao Ning tha të martën në një konferencë të rregullt shtypi se qeveria kineze i kushton rëndësi të madhe bilancit të rëndë të viktimave të shkaktuara nga zjarri në një fabrikë në Korenë e Jugut dhe i ka kërkuar palës koreanojugore të zbulojë shkakun e aksidentit sa më shpejt të jetë e mundur e të bëjë çdo përpjekje për të mjekuar të plagosurit dhe për t'i trajtuar si duhet pasojat.

Njoftohet se një zjarr i madh shpërtheu të hënën në një fabrikë për prodhimin e baterive në Hwaseong të provincës Gyeonggi të Koresë së Jugut, që shkaktoi 22 të vrarë, duke përfshirë 17 shtetas kinezë, dhe tetë të plagosur, ndër të cilët edhe një shtetas kinez me dëmtime të lehta.

Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, Mao Ning tha se pala kineze shpreh ngushëllime të thella për viktimat e aksidentit dhe simpati të sinqertë për familjet e tyre dhe të plagosurit.

"Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës Popullore të Kinës dhe ambasada kineze në Republikën e Koresë aktivizuan menjëherë mekanizmin e emergjencës të mbrojtjes konsullore dhe bënë çdo përpjekje për trajtimin urgjent të pasojave të aksidentit. Ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka të mundur për punët në vijim," shtoi zëdhënësja. (Wang Lei/ Artan)