Programi i tregtisë së mallrave të konsumit në Kinë nxit shitjet e makinave dhe pajisjeve shtëpiake
2024-06-26 19:18:44

foto nga CFP

foto nga CFP

Një program i tregtisë së mallrave të konsumit, i zbatuar nga qeveria kineze në mars, ka nxitur rritjen e shitjeve të produkteve të tilla si makina, pajisje shtëpiake dhe mobilje.

Deri më 25 qershor, Ministria e Tregtisë ka pranuar gjithsej 113.000 aplikacione për subvencionim për tregtimin e automjeteve.

Vetëm gjatë javës së kaluar, aplikacionet e reja patën një rritje të shpejtë, duke arritur në 36.000, sipas të dhënave të ministrisë të publikuara të martën, shkruan “Xinhua”.

Ndërsa qeveria e avancon këtë program, shitjet e makinave kanë vazhduar të rriten në Kinë, tregu më i madh i makinave në botë. Në maj, shitjet me pakicë të makinave tejkaluan 2.27 milionë njësi, me rritje 8.7 për qind në baza vjetore, ndërsa shitjet e automjeteve të pasagjerëve me energji të re u rritën me 38.5 për qind, sipas të dhënave.

foto nga CFP

foto nga CFP

Sa i përket pajisjeve shtëpiake, shitjet me pakicë arritën në 74.3 miliardë juanë (rreth 10.4 miliardë dollarë amerikanë) në maj, me një rritje prej 12.9 për qind.

Sipas të dhënave, vlera e shitjes së mobiljeve për arredimin e shtëpive, kuzhinave dhe tualeteve është rritur gjithashtu me 4.8 për qind në baza vjetore në muajin maj, 3.6 pikë përqindje më e lartë se një muaj më parë.

Programi i tregtisë së mallrave të konsumit është pjesë e përpjekjeve të Kinës për të nxitur kërkesën e brendshme dhe për të mbështetur rritjen ekonomike. (Elona)