Kina dhe Andorra, mesazh urimi për 30-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike
2024-06-26 20:42:31

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Më 26 qershor, Kryeministri i Kinës, Li Qiang dhe homologu i tij i Andorrës, Xavier Espot Zamora shkëmbyen mesazhe urimi për të kremtuar 30-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Li Qiang theksoi se Kina i kushton rëndësi të madhe marrëdhënieve dypalëshe. Ajo është e gatshme që bashkë me Andorrën, të shfrytëzojnë rastin e 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike për të nxitur zhvillimin e ri të lidhjeve dypalëshe.

Nga ana e tij, Espot Zamora u shpreh se këto 30 vite kanë qenë një periudhë e thellimit të pandërprerë të bashkëpunimit, miqësisë dhe mirëkuptimit. Dy vendet kanë ngushtuar dita ditës bashkëpunimin në tregti, kulturë, arsim dhe turizëm, duke shtuar përfitimet për popujt dhe duke dhënë kontribut për harmoninë botërore. Andorra është gati të shtojë më tej bashkëpunimin me Kinën dhe të nxisë zhvillimin e lulëzuar të marrëdhënieve dypalëshe.