Temperaturat e larta shkaktuan mijëra viktima gjatë pelegrinazhit të haxhit në Arabinë Saudite
2024-06-25 15:06:13

Haxhi (Foto Lajmifundit)

Haxhi (Foto Lajmifundit)

Më shumë se 1000 njerëz vdiqën gjatë pelegrinazhit të Haxhit të këtij viti në Arabinë Saudite, pasi besimtarët u përballën me temperatura ekstremisht të larta, thanë zyrtarët lokalë, njofton “RTSH”.

Më shumë se gjysma e viktimave ishin nga Egjipti, sipas dy zyrtarëve në Kajro. Egjipti hoqi licencat e 16 agjencive të udhëtimit që ndihmuan pelegrinët e paautorizuar të udhëtonin në Arabinë Saudite, thanë autoritetet.

Arabia Saudite nuk i ka komentuar vdekjet gjatë pelegrinazhit, i cili këshillohet të kryhet nga çdo mysliman i aftë një herë në jetë.

Qeveria egjiptiane njoftoi vdekjen e 31 pelegrinëve për shkak të sëmundjeve kronike gjatë Haxhit të këtij viti, por nuk ofroi një numër zyrtar për pelegrinët e tjerë.

Megjithatë, një zyrtar i kabinetit tha se të paktën 630 egjiptianë të tjerë vdiqën gjatë pelegrinazhit, me shumicën e raportuar në Kompleksin e Urgjencës në lagjen “Al-Muaisem” të Mekës.

Duke konfirmuar të dhënat, një diplomat egjiptian tha se shumica e viktimave janë varrosur në Arabinë Saudite. (Fatosi)