Nis puna për përfshirjen e Vjosës në UNESCO
2024-06-25 14:57:27

Vjosa (Foto Vloranews)

Vjosa (Foto Vloranews)

Autoritetet shqiptare kanë nisur punën për përfshirjen e Vjosës në listën e pasurive botërore të mbrojtura nga UNESCO, nën programin “Njeriu dhe Biosfera”, shkruan “ATSH”.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, bëri të ditur se është mbajtur takimi i grupit teknik lokal për përgatitjen e dosjes mbi përfshirjen e Luginës së Vjosës në programin “Njeriu dhe Biosfera” të UNESCO-s.

Sipas saj, në takim u prezantuan për publikun të gjitha fazat e procesit të përfshirjes së Parkut Kombëtar “Lumi Vjosa” në trashëgiminë botërore të UNESCO-s”. (Fatosi)